8 raste të reja me Covid-19, 21 të shëruar dhe një pacient ka humbur jetën

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 21 persona të shëruar nga Covid-19, të cilët janë 8 në Shkup, 6 në Kumanovë, 1 në Shtip, 2 në Prilep, 1 në Tetove, 1 në Veles, 1 në Koçan dhe 1 në Makedonski Brod.

Ndërsa gjatë 24 orëve  janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 185 teste të bëra dhe sipas kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë arrin në 1526.

Ministria e Shëndetësisë informon se në spitalin  “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente nga Tetova e moshës 59 vjeçe e cila 15 ditë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Numri personave që kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë është 86. Ndërsa numri i të shëruarve nga Covid-19, shkon në 1013, dhe numri i rasteve aktive është 427.