Anesteziologu nga Tetova që hyri live brenda repartit të gjinekologjisë është dërguar në paraburgim tetë ditorë, ndërsa kundër tij janë ngritur dy akuza. Incizim i pa autorizuar dhe punë të pakujdesshëm në shërbim, thonë nga sektori për punë të brendshme në Tetovë.
“Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë personit V.D. (43) nga Odri i Tetovës, i ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh dhe do të dërgohet për vuajtje të paraburgimit në burgun e Shkupit. Ai dyshohet për “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”, thonë nga SPB Tetovë.
Ish gjykatësi Sejfulla Osmani thotë se ky është moment i fundit që edhe mjekët duhet të reagojnë pasi që mjeku duhet të fshehë privatësinë e pacientëve, ndërsa në këtë rast kemi të kundërtën.
“Dispozita ligjore bazohet në atë se mjeku duhet ta ruan fshehësin e pacientit. Këtu kemi një të kundërt të dhimbshme. Një doktor bën publikimin e fotografive që edhe po t’i sheh tek dikush tjetër duhet të merr masa për ta sanksionuar këtë publikim. Mendoj se është moment i fundit që edhe mjekët të ngrinë zërin pavarësisht asaj që është procedim penal nga ana e prokurorisë edhe organeve të policisë. Mbi të gjitha edhe mjekët duhet të reagojnë, se kështu mjek nuk i duhen shoqërisë sonë, se këta mjek vetëm bëjnë denigrimin edhe devalvimin e profesionit të mjekut.”, tha Osmani.
Në bazë të aktakuzës që është ngritur nga ana e prokurorisë anesteziologu rrezikon që të dënohet me burg nga tre muaj deri në pesë vite. Ish-gjykatësi Osmani thotë se marrja e licencës do të ishte një sanksion më i përshtatshëm.
“Pavarësisht asaj, unë fillimisht e kisha sanksionuar me një marrje të lejes për veprimtari, licencës së mjekut dhe këtu e kisha thirrur publikisht asociacionin e mjekëve që t’i heq licencën për mjek dhe ky njeri nuk e meriton që në jetë të merret me mjekësi dhe me trajtim të pacientëve, pasi që shkel edhe parimet themelore të mjekësisë dhe parimet themelore njerëzore profesionale”, deklaroi Osmani.
Me 13 prill anesteziologu V.D. 43 vjecar, i punësuar në spitalin klinik të Tetovës në repartin e pastrimit gjinekologjik, rreth orës 10:30 minuta kishte hyrë live në tik-tok. Pas denoncimit të rastit atë e arrestua policia, ndërsa u përjashtua edhe na puna.
