774 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë realizuar 3.586 testime, prej të cilëve, 774 raste kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.