Dita e fitores mbi fashizmin është nderim i jetëve të shuara gjatë luftës kundër okupatorit, ditë kur me krenari rikujtohemi se kush kemi qenë dhe do të mbetemi në anën e vërtetë të historisë. Këtë e tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e 9 Majit, Dita e fitores mbi fashizmit.
“Dita e Evropës, të cilën e feston idenë për paqe të përhershme dhe unitet në këtë kontinent, na rikujton në vlerën kryesore në rrugën drejt bashkimit të diverziteteve evropiane. Vetëm në mënyrë të denjë, duke e respektuar të drejtën për vetëpërcaktim, mund të flasim për Evropë të bashkuar. Fitorja mbi fashizmin është fitore për Evropë”, tha Stevo Pendarovski, president.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në këtë ditë e festojmë veprën e madhe të Luftës çlirimtare si fitore të përbashkët me forcat aleate dhe popujt e Evropës dhe SHBA-ve.
“Zgjedhja e popullit maqedonas, së bashku me popujt e tjerë ishte që shteti maqedonas të formohet si shtëpia e lirisë për të gjithë qytetarët, pa përjashtime. Shtet i të gjithëve dhe për të gjithë. Shtëpi siç është sot Bashkimi evropian, siç është Evropa, e përparuar dhe progresive”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Në manifestimin qendror i cili u mbajt para përmendores “Çlirimtarët e Shkupit” te Qeveria, delegacionet vendosën lule dhe kurore. Atje foli kryetari i Lidhjes së luftëtarëve dhe një prej më të moshuarve që ka marrë pjesë në Luftën çlirimtare antifashiste të Maqedonisë, Nikolla Stojanovski. Populli gjithmonë ka ditur që të qëndrojë në anën e vërtetë të historisë, tha ai.
“Formimi i bordeve maqedonase dhe këshillave në qytetet dhe institucionet nga maji deri në qershor të vitit 1941, ranë si kulla të rrejshme dhe u zëvendësuan me makinerinë bullgare për robërim dhe asimilim social dhe kombëtar. Pas të gjitha luftërave dhe kryengritjeve, populli ynë e njohu okupacionin e ri asimilues dhe e zgjodhi rrugën e vërtetë për luftën e tij”, tha Nikolla Stojanovski, kryetar i Lidhjes së Luftëtarëve.
Ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns tha se konflikti ushtarak në Ukrainë tregon se uniteti është esenca dhe se Maqedonia dhe aleatët e tjerë të NATO-s e japin përkrahjen e tyre.
“Si partizanë apo si mbrojtës, njerëzit e të gjitha kombeve evropiane i respektojnë viktimat për mbrojtjen e lirisë dhe avancimin e paqes. Kurorat që po vendosen sot këtu e lidhin popullin e Maqedonisë së Veriut me popujt e tjerë të Evropës të cilët po ashtu sot vendosin lule”, deklaroi Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-së.
Euroambasadori Dejvid Gir fjalimin e tij ia kushtoi idesë së Shumanit për Evropë të bashkuar, duke thënë se ajo nuk do të jetë e tërësishme pa Ballkanin perëndimor.
“Bashkimi evropian të cilin e festojmë sot, është proces i cili po zgajt. Parimet e paqes mbi të cilat është themeluar ky bashkim, janë më relevantë se kurrë, këtij unioni tani i duhet ripërtëritje dhe është union i cili nuk është i tërësishëm. Për shkak se BE-ja nuk është e tërësishme pa Ballkanin perëndimor që është pjesa e saj. Për BE-në dhe rajonin interes strategjik është që procesi aderues të përparojë tani”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.
Në tërë Evropë sot festohet 9 Maji, 77 vjet nga fitorja mbi fashizmin dhe Dita e Evropës, 72 vjet nga ideja e Shumanit për një Evropë të përbashkët.
