88 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje në 24 orët e fundit mes datave 26 dhe 27 prill, andaj 76 prej tyre janë arrestuasr ndërsa për të tjerët do të merren masat adekuate informojnë nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Nga atje po ashtu bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë lëshuar 186 vendime për izolim ndërsa 77 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim. Gjatë kontrolleve policore nuk janë evidentuar persona që e kanë shkelur masën e izolimit apo vetëizolimit informojnë nga MPB./TV21.
