745 amvisëri kanë kërkuar subvencione për rrymë! Në qershor do të dihet cilat familje do të marrin nga 1000 denarë në muaj

TË FUNDIT

745 familje kërkuan subvencione për energji elektrike. Lista përfundimtare se cilat familje do të marrin nga 1.000 denarë në muaj për 12 muajt e ardhshëm do të publikohet në qershor, përcjell TV21. Nga aplikimet e pranuara, 144 u refuzuan për arsye të ndryshme, dhe 488 prej aplikimeve ishin nga familje me fëmijë me aftësi të kufizuara. Pas përfundimit të shqyrtimit të dokumentacionit, do të pasojë një kontroll shtesë i të dhënave me DAP-in, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe EVN Home.