74 raste të reja me Covid-19 dhe dy viktima

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 4.582 testime, ndërsa janë regjistruar 74 raste të reja me Kovid-19.

Janë regjistruar dy pacientë të vdekur prej të cilëve njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Kërçova, të moshës mbi 60 vjeç. Të dy kanë vdekur në kushte spitalore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 971.395 testime për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 156.299, numri i pacientëve të shëruar është 150.350, i të vdekurve 5.493, ndërsa numri I rasteve aktive është 456.