72 shkelje të orës policore në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

72 persona në 24 orët e fundit nuk e kanë respektuar kufizimin për lëvizje në Maqedoninë e Veriut, 41 persona janë shoqëruar në polici ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për procedura të mëtejme informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në raportin e tyre të fundit po ashtu tregohet se në gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë dhënë 59 vendime për izolim, ndërsa 224 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim. Siç shkruajnë nga MPB, policët gjatë kontrolleve të kryera për personat e izoluar dhe vetëizoluar, kanë konstatuar se vetëm një person që është dashur të jetë në vetëizolim, nuk është gjetur në shtëpinë e tij.