Simboli i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në ditën e shpalljes së pavarësisë, edhe në 17 shkurtin e sivjetmë do të ketë ngjyra dhe mesazh të ri. “7 QIEJT” është mesazhi për 16-vjetorin e pavarësisë
Pasi ky simbol ka marrë pamje të re, autori i “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar, se “Dikur qielli i rrethuar me gjemba, më në fund u hap. Shijone!”,
Ndërsa, në një postim në faqen “Newborn Monument”, derisa po finalizohej pamja e re e simbolit të shpalljes së Kosovës shtet, shkruante: “A mundemi ne, aspirantët, besimtarët, shpirtrat e fortë të Kosovës, të fluturojmë mbi kufizimet e historisë sonë? A mund të fluturojmë nëpër ‘7 Qiej’, secila shtresë duke dhënë prova për vendosmërinë tonë të fortë dhe luftën e palodhur për liri?
Ndryshe, në kozmologjinë fetare ose mitologjike, shtatë qiejt u referohen shtatë niveleve ose ndarjeve të Qiejve (Qiellit). Koncepti, i gjetur gjithashtu në fetë e lashta Mesopotamiane, mund të gjendet në Judaizëm dhe Islam; një koncept i ngjashëm gjendet gjithashtu në disa fe fetare indiane siç është Hinduizmi.
