7 policë në Shkup të infektuar me Kovid-19, po analizohet se kush është bartësi, tha inspektorja Buhova

TË FUNDIT

Inspektorja e Inspektoratit Sanitar – Shëndetësor, Irina Sotirova Buhova ka njoftuar se 7 policë në Shkup janë të infektuar me Kovid-19. Por se cili është bartësi i tyre dhe si janë infektuar, do të tregojë anketa epidemiologjike që ende realizohet.

“Kemi 7 policë të infektuar dhe 39 njerëz të kontaktit dhe ende po realizohen anketa epidemiologjike të këtyre personave në Shkup. Sa i takon pyetjes se si dhe kush është bartësi mes tyre, atë përgjigje do ta japë anketa epidemiologjike me të”, tha Sotirova-Buhova.