Ashtu siç garuan këtë fundjavë në mbajtjen e konventave për kandidaturën e kandidatit për president, Siljanovska Davkova dhe Pendarovski vazhduan me garë se kush do të grumbullojë më shumë nënshkrime të qytetarëve edhe pse të dytë kandidatët e kishin përkrahjen e partive, përkatësisht me 30 deputetë. Në fjalimet e tyre të dytë paralajmërojnë fitore të dyfishtë, në zgjedhjet presidenciale por edhe në ato parlamentaret, por nuk munguan as kritikat e ndërsjella. Presidenti aktual Pendarovski në konventën e djeshme tha se opozita nuk ka asnjë qëndrim për ndodhitë aktuale.
“Teza e tyre është nën një – do të vijmë në pushtet, do të mundohen në mënyrë ekonomike ta ngritin Maqedoninë në këmbë të shëndosha dhe ambasadave të huaja i thonë në pjesën e dytë të mandatit tonë do të mundohemi të merremi vesh me bullgarët. Në çfarë mënyre, në atë mënyrë që to t’i detyrojmë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre. Të ndryshojnë Kushtetutën e tyre që të mund të njihen maqedonasit tanë që jetojnë atje. Nëse arrihet që maqedonasit që janë atje në numër të madh të njihen si shumicë etnike, unë do të jem i pari që do të anëtarësohen në VMRO-DPMNE”, tha Stevo Pendarovski, president.
Silljanovska Davkova përsëri u zgjodh si kandidate në konventën e VMRO-DPMNE-së që u mbajt të shtunën.
“Nuk bëhesh europian, nuk ushtrohet evropianizimi përmes retorikës BE-ja, BE-ja, BE-ja. Por përmes ushtrimit të demokracisë. Mjaft ishim bimë ekzotike për botën dhe për BE-në. Jo. Në BE duhet të shkojmë me sistem kompatibil politik, ndërsa ai nuk ekziston pa sundimin e të drejtës”, tha Gordana Silljanovska Davkova, kandidate për presidente.
Përveç Pendarovskit dhe Siljanovskës, në garën për president hyjnë edhe pesë kandidatë të tjerë. Bujar Osmani si kandidat i BDI-së, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës dhe i partisë ZNAM, Biljana Vankoska me mbështetjen e Levicës si dhe kryetari i GROM-it, Stevço Jakimovski.
