672 shkelje për mosmbajtje të maskës

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mosmbajtjen e mbrojtjes personale janë regjistruar 672 kundërvajtje.

Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot u bëri apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19./MIA