67 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për shkak se nuk e kanë respektuar kufizimin për lëvizje, ndërsa numri total i atyre që nuk e kanë respetuar orën policore janë 98. Për të njëtjët do të merren masa adekuate shkruajnë nga MPB.
Nga atje po ashtu informojnë se 24 orët e fundit, mes datës 13 dhe 14 prill, 109 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 140 persona kanë firmosur deklaratë për vetëizolim. Nga policia shkruajne se gjatë kontrollove nuk janë vënë re persona që nuk e kanë respektuar izolimin apo vetëizolimin./TV21
