66 shkelës të kufizimit për lëvizje, 45 të arrestuar

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut 66 persona nuk e kanë respektuar kufizimin për lëvizje, prej të cilëve 45 janë arrestuar ndërsa pjesës tjetër u janë marrë të dhënat dhe për ta do të pasojnë masa informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21.

Janë dhënë 116 vendime për izolim, ndërsa 35 kanë firmosur deklaratë për vetëizolim raportojnë nga MPB duke shtuar se gjatë kontollove nëpër shtëpi për të parë nëse po i respektojnë masat ata personat që deri më tani u është dhënë vendim për izolim ose kanë fitmosur për vetëizolim, vetëm dy janë hasur që s’e kanë respektuar vetëizolimin./TV21