Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 633 shkelje të masës për mbrojtje personale, respektivisht mosmbajtje të maskës, informojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
336 personave u është lëshuar vendim për izolim, ndërsa 175 kanë firmosur deklaratë për vetëizolim.
Policët gjatë kontrolleve për zbatimin e këtyre masave, kanë evidentuar 4 persona që nuk e kanë respektuar izolimin ose vetëizolimin./TV21
