“62 milionë euro u grumbulluan nga taksat rrugore”/ Rustemi thotë se ky është “rekord më i madh në historinë e ndërmarrjes”

TË FUNDIT

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi ka dhënë llogaridhënien vjetore. Ka bërë të ditur se janë realizuar të hyra rekorde nga taksat rrugore në autostradat e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Ka bërë të ditur se nga taksat rrugore janë grumbulluar 62 milionë euro dhe në krahasim nga vitet e kaluara, kemi rritje të të hyrave për 100%.

“Është arritur rekordi më i madh në histori nga themelimi i kësaj Ndërmarrje në mbledhjen e të ardhurave nga pagesat e pikave rrugore. Në këtë vit kemi grumbulluar 62 milionë euro. Nëse i krahasojmë këto me vitet e kaluara, konstatojmë se kemi bërë rritjen e të ardhurave nga pagesat rrugore për 100%”, tha Rustemi.