6 viktima, 88 raste të reja, 113 të shëruar, bie numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19

TË FUNDIT

Vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të infektuar dhe të vdekur nga Covid19. Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 27 korrik – 2 gusht janë regjistruar 912 raste të reja të të infektuarve që është për 4.6% më pak se javën paraprake. Ndërkaq raporti thotë se janë shëruar 1032 persona që është për 36% më shumë në krahasim me javën para saj. Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se faktori R0 i transmetimit të virusit tregon një trend pozitiv në rënie i cili është 0.9, ndërsa për gati një muaj ka qenë 1.

“Në periudhën prej 27 korrik deri 2 më gusht janë realizuar gjithsej 9,709 teste, 146 teste më shumë se sa javën paraprake, dhe janë regjistruar 912 raste pozitive të Covid-19 e që është për 4.6 % më pak se javën e kaluar. Në këtë periudhën janë regjistruar 1,032 persona të shëruar të cilët janë shtruar në spital ose trajtuar në shtëpi, që domethënë 378 persona ose 36.6 % më shumë se javën e kaluar raportuese (20 – 26 korrik). Ka pasur 29 vdekje, që është një rënie prej 14.7 %, krahasuar me javën e kaluar”, thuhet në raportin javor.

E në 24 orët e fundit është regjistruar numër dyshifror i të infektuarve me koronavirus dhe numër tre shifror i të shëruarve. 88 persona kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 1507 testet e realizuara, ndërkaq 113 pacientë janë shëruar. Jetën e kanë humbur 6 persona, dy pacientë nga Kumanova, dy nga Gostivari dhe një nga Tetova e një nga Shtipi.

Rastet e reja me Covid-19 sipas qyteteve:

Shkup -23,
Strugë -11,
Shtip -10,
Kumanovë dhe Ohër -8,
Gostivar dhe Makedonski Brod -4
Prilep dhre Manastir -3,
Dibër, Tetovë, Veles, Vinicë, Sveti Nikollë, Kërçovë -2,
Kavadar dhe Strumicë -1

Sa i përket strukturës së moshës të të infektuarve të rinj në javën e fundit, përqindja më e lartë janë njerëzit mbi 60 vjeç – 23.9 %, ndërsa numri më i ulët është regjistruar te fëmijët deri në 9 vjeç – 3.1 % dhe 10-19 vjeç 5 %.