Shumë njerëz shqetësohen nëse kanë një lëkurë me rrudha, një hapësirë të vërejtur midis dhëmbëve apo një hundë të shtrembër. Ndonëse këto tipare duken si problematike, në fakt ato për shumë njerëz janë jashtëzakonisht tërheqëse.
Bright Side ofron një listë të tipareve fizike që disa njerëz mund t’i konsiderojnë të meta dhe të tjerë si pika të forta.
1. Balli i hapur
Një ballë e madhe nuk tregon domosdoshmërisht një shenjë inteligjence, por me kalimin e viteve, janë bërë shumë kërkime që vërtetojnë se njerëzit me ballë më të mëdhenj kanë më shumë gjasa të kryejnë detyra që lidhen me inteligjencën. Disa thonë se kjo ju bën të dukeni më rinorë dhe simpatikë.
2. Hunda e madhe
Ka disa stereotipe që lidhen me përmasat e fytyrës, hundës, mjekrës dhe inteligjencës si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Një fytyrë e ngushtë me një mjekër më të hollë dhe një hundë më të madhe gjykohet se ka inteligjencë më të madhe, ndërsa një fytyrë më e gjerë me një mjekër të madhe dhe një hundë të vogël perceptohet si ka inteligjencë më të ulët.
3. Rrudhat rreth syve
Njerëzit me rrudha rreth syve kur buzëqeshin , të njohur edhe si “këmbët e sorrës”, konsiderohen më tërheqës dhe më të zgjuar. Ata shihen si “më autentikë, intensivë, spontanë dhe zbavitës”.
4. Veshët e mprehtë
Për një kohë të gjatë, të kesh veshë me majë konsiderohej një e metë bukurie, por tani njerëzit po bëjnë gjithçka që t’i kenë ata. Në Kinë, njerëzit me këtë formë të veshëve konsiderohen me fat pasi e bëjnë fytyrën të duket më e vogël dhe personi në përgjithësi duket më i zgjuar.
5. Syzet
Femrat që mbajnë syze vërehen si të dëshirueshme dhe sensuale për meshkujt. Ajo i jep gruas një tërheqje sepse zbulon një ndjenjë inteligjence dhe intelekti.
6. Dhëmbët e rrallë
Dhëmbët e rrallë janë aq tërheqës në disa vende sa njerëzit priren të zgjerojnë boshllëqet e tyre për t’u dukur më të dukshëm. Kjo i bën njerëzit të duken më unikë. Një grua me këtë veçori unike konsiderohet gjithashtu e bukur dhe e dëshirueshme, duke i bërë burrat të duan ta shohin buzëqeshjen e saj.
