59 të arrestuar nga gjithsej 72 që nuk e respektuan masën e Qeverisë

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 59 persona, nga 72 gjithsej që e kanë shkelur orën policore. Për të tjerët nga Ministria e Punëve të brendshme thonë se do të merren masat adekuate.

Nga atje po ashtu tregojnë se në këto 24 orë, 88 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 55 të tjerë kanë firmosur deklaratë për vetëizolim. Zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle tek personat që duhet të jenë në izolim dhe vetëizolim, por nuk janë evidentuar persona që kanë shkelur këto masa, sqarojnë nga policia./TV21