574 të vdekur për një ditë në Francë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 574 raste të vdekjes në Francë, në fakt 14.967 raste që nga fillimi i pandemisë.

Në kujdes intensiv janë 6.821 pacientë, ndërsa të dielën kanë qenë 6.845 pacientë. Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se është e rëndësishme të ruhet vigjilenca, sepse ende ka numër të madh të pacientëve në spitalet në Francë./MIA