Kushtetuesja shfuqizon emërtimet shqiptare në Tetovë, këshilltarët e AKI-së dhe LSH-së kërkojnë seancë të jashtëzakonshme – Qamili: Skenar i BDI-së dhe Gjykatës Kushtetuese, po mundohen ta defokusojnë opinionin

TË FUNDIT

Paso Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e vitit 2007 me të cilin sheshi i Tetovës dhe disa rrugë të qytetit morën emra në gjuhën shqipe dhe emra të figurave historike shqiptare, kanë reaguar këshilltarët e AKI-së dhe Lëvizjes Shqiptare duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme që vendimin e quajtën skandaloz dhe të papranueshëm, shkruan TV21. Ata thanë se “ky nuk është vendim juridik, por goditje e rëndë ndaj identitetit historik”, ndërkohë që nuk përjashtuan protestat në lidhje me këtë çështje.

Në anën tjetër, Albi Qamili nga Komuna e Tetovës tha se ky është një skenarë i BDI-së dhe Gjykatës Kushtetuese me tendencë të defokusimit të opinionit. Qamili tha se vendimi i 2007 për riemërtimin e rrugëve nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi pasi nuk ka pasur pëlqim nga Qeveria dhe shtoi se ai vendim është zbatuar vetëm nga Komuna e Tetovës. Ai shtoi se këta emërtime nuk janë në sistem pasi nuk janë regjistruar nga kadastri dhe regjistri qendror, duke theksuar se janë në fazën finale të procesit për emërtimin e rrugëve