57% e qytetarëve të RMV nuk mund të shkojnë në pushim vjetor

TË FUNDIT

Rreth 29 % e banorëve të vendeve anëtare  të BE-së  të moshës mbi 16 vjeçare  nuk kanë mundur të bëjnë pushim vjetor njëjavësh jashtë vendit të tyre në vitin 2019, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Tek ne  në vitin 2018, kur për herë të fundit  ka të dhëna nga Eurostat , 57,5 % e  banorëve   nuk mund të shkojnë  për pushim vjetor njëjavor. Kjo përqindje  është zvogëluar për 16 % në krahasim me vitin 2010 kur 74,2 % e qytetarëve  nuk kanë mundur të shkojnë në pushim njëjavor.

Në Evropë, gjithashtu, kjo përqindje nga viti 2010 ngadalë zvogëlohet, ku 39 % e evropianëve nuk mund të shkojnë në pushim.

Mes vendeve anëtare të BE-së,  përqindje më të lartë ka Rumania, në të cilin  54 % të banorëve  nuk kanë mundur  të shkojnë  në pushim vjetor njëjavor vitin e kaluar,  pas së cilës vijojnë banorët e Greqisë – 49 %, Kroacisë – 48 %, Qipros- 45 dhe Italisë – 44 %.

Në skajin tjetër të shkallës, vetëm 10 % e banorëve të Suedisë nuk kanë mundur të lejojnë  pushim vjetor njëjavor, pas së cilës vijojnë Danimarka dhe Luksemburgu – 11 %, Finlanda – 12, Gjermania dhe Austria nga 13 %.

Krahasuar me  vitin 2010, përqindja e njerëzve të cilët  nuk mund të shkojnë në pushim njëjavor  jashtë vendit të tyre çdo ditë  shënon zvogëlim në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Italisë dhe Greqisë,  ku është regjistruar rritje prej 4 dhe 3 %. Zvogëlim më i vogël është regjistruar në Letoni – 35 %, Maltë – 30 %, Bullgari dhe Poloni nga 27 %.