Në 24 orët e fundit mes datës 15 dhe 16 prill, 56 persona nuk e kanë respektuar kufizimin për lëvizje ndërsa 36 prej tyre janë shoqëruar në polici, e për pjesën tjetër do të merren masat e duhura, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Janë lëshuar 307 vendime për izolim ndërsa 188 persona kanë firmosur deklaratë për vetëizolim, përcjell TV21. Nga MPB po ashtu informojnë se policët gjatë kontrolleve nuk kanë hasur në persona që nuk e kanë respektuar masën për izolim ose vetëizolim./TV21
