559 shkelje për mosmbajtje të maskave, 860 persona në izolim, 199 në vetëizolim

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të kaluara janë lëshuar vendime për izolim të 860 personave, ndërsa 199 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Policët kanë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është vërtetuar se dy persona nuk e kanë respektuar masën e izolimit.

Lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale të personave, njoftojnë nga MPB-ja, janë regjistruar 559 kundërvajtje./MIA