Një vrasje ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se e dyshuara femër është vetëdorëzuar në Polici.
Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.
Në media raportohet se e dyshuara, e moshës 55-vjeçare ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri dhe se ai është Xhevdet Mullaki, rreth moshës 60-vjeçare.
Gjithashtu raportohet se e dyshuara dhe viktima kanë qenë duke jetuar në të njëjtën shtëpi, mirëpo me dy hyrje të ndryshme./TV21

