Mbi 55 kompani të njohura morën pjesë në Panairin e karrierës të organizuar në universitetin e Europës Juglindore. Ato promovuan oferta punësimi në tregun e vendit. Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti tha se 83% e studentëve që përfundojnë studimet në këtë universitete punësohen menjëherë edhe ky është qëllimi që të hapen drejtime që kërkohen në treg.
“Kompanitë elitare na kërkojnë listë të studentëve dhe na thonë sa çoni listën e dhjetë studentëve më të mirë, dhe nuk është rëndësi profili më. E dimë se shkencat kompjuterike kanë punësim 92%, biznesi dhe drejtimi ekonomik ka punsueshmëri 70%. Juridiku ka arritur në 70%, por këtë vit edhe shkencat sociale, pasi që gjithmonë ka nevojë për punëtorë social”, tha Abdylmenaf Bexheti – rektor i UEJL-së.
Sipas Bexhetit më së shumti kërkohen profesorët e matematikës, IT , inxhinierë e kimistë.
“Për momentin në Tetovë kemi 14 mijë aktivë që kërkojnë punë, ndërsa numri i përgjithshëm është 16 mijë. 2 mijë e diçka janë pasiv edhe nuk janë të interesuar për punë. Më së shumti që kërkohet janë profesorët e matematikës, IT , inxhinierë, kimistë por edhe drejtimet tjera kërkohen edhe hynë në tregun e punës si konkurrues”, theksoi Abdylxhelal Jonuzi – Agjencia për Punësim Tetovë.
Sipas Rektorit të URJL-së , ky universitete në të ardhmen e afërt do të hape edhe drejtime tjera për të pasur kuadro sa më kualitativ në tregun e punës.
