54 raste të reja me COVID 19, asnjë i vdekur! Janë shëruar 25 pacientë!

TË FUNDIT

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 53 persona të infektuar me Covid-19. Në Shkup 13,

Veles 12, Kumanovë 9, Prilep 9, Tetovë 4, Strugë 2, Manastir 2 , Makedonski Brod 2.

Ndërkohë janë shëruar 25 pacientë, 6 nga Klinika infektive dhe 19 pacient të cilët janë trajtuar në mjekim shtëpiak.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se në Maqedoni janë zbatuar masa që në asnjë vend tjetër të rajonit nuk ishin ndërmarrë, prandaj konsideron se gjendja me virusin po shkon ashtu sic është parashikuar  nga autoritete e vendit.

“Mendoj se të gjitha masat që në kohë I kemi ndërmarrë, neve na kanë mundësuar të kemi numër të pacientëve të cilët mund të pranohen ne spitale në mënyrë adekuate të trajtohen dhe edhe në këto momente kapacitetet e spitaleve tona  nuk janë të mbushura përplot”,  Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Duke folur për përballjen e vendit me Covid 19, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska theksoi se angazhimi i ushtrisë në luftën kundër virusit  korona, do të varet nga zhvillimet rreth situatës në përgjithësi.

„Që nga shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme ne kemi mobilizuar tërësisht pjestarë shtesë të armatës në përmballje me këtë krizë.Dua të informoj se praktikisht cdo ditë rritet angazhimi i Armatës por funksionet mbeten të njejta.17.53 Ashtu sic do të zhvillohet gjendja, si do të ndryshojnë, përmirësohen masat, ashtu do të ndryshojë edhe angazhimi ushtrisë”, Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Në seancën e sotme qeveritare përvecse për Kumanovën është diskutuar edhe për Tetovën dhe Prilepin se zona më të rrezikuara. Për Tetovën shqyrtohet kërkesa për ndërprerjen e transportit ndërurban, për parandalimin e përhapjes së Covid19.