“50 vjet – dy ikona”, BMW seria 3 dhe Vllatko Stefanovskin i bashkon rrugëtimi i suksesshëm

TË FUNDIT

Dy udhëtime të ndryshme por thellë të ngjashme, të ngritura mbi bazë të pasionit dhe përkushtimit, takohen në një bashkëpunim. Kështu u tha gjatë shënimit të 10 vjetorit të BMW M Car Maqedoni, ku u shënua 50 vjetori i serisë më të suksesshme BMW 3 dhe u promovua bashkëpunimi me artistin e njohur maqedonas, Vllatko Stefanovski, i cili po ashtu shënon 5 dekada karrierë. Stefanovsit iu dhurua një makinë e kësaj serie e cila do t’i shërbej në rrugëtimin e tij artistik dhe turnetë që do t’i realizojë.

“Këto dy jubile legjendare jemi të lumtur t’i ndajmë me një bashkëpunim solid, që edhe përkrah modeleve tradicionale të serisë 3 në tregun tonë dhe në rajon – sedan. Me Vllatkon e bëmë të dukemi ndryshe, siç është ai ndryshe në atë që e bën për kohë të gjatë dhe vazhdon, me një ekip të ri të frymëzojë dhe të punojë, ashtu është edhe modeli ynë mjaft inovativ, me BMW seria 3 touring”, tha Marko Jovanovski – Drejtor i M-Car Maqedoni.

Edhe artisti Stefanovski shprehu kënaqësi për këtë bashkëpunim.

“Në 2018 e bleva BMW-në time të parë dhe prej atëherë nisëm një lloj bashkëpunimi, u interesova për kompaninë dhe modelet, si dhe për njerëzit që punojnë këtu tek ne në M-Car dhe që atëherë e deri më sot, nuk mund të ankohem në asnjë segment të atij bashkëpunimi”, u shpreh Vllatko Stefanovski – artist .

Deri tani në nivel global janë shitur mbi 16 milionë ekzemplarë BMW seria 3, që e bën modelin më të shitur në historinë e BMW-së. Histori e njëjtë e suksesit e ndjek edhe në Maqedoni ku BMW seria 3 është lider në klasin e vet.