5 të vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19

TË FUNDIT

Katër pacientë sot kanë ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Që të katërt kanë qenë të prekur me virusin korona informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët që kanë ndërruar jetë janë një 52-vjeçar nga Kumanova, një 65-vjeçare nga Llabunishti i Strugës, një 62-vjeçare nga Çollopeku i Tetovës dhe një 81-vjeçare nga Shtipi.

Nga MSH po ashtu shkruajnë se në Kumanovë ka ndërruar jetë edhe një pacient 53-vjeçar i konfirmuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 29 raste të reja të personave të prekur me virusin COVID-19. 15 nga Shkupi, 7 nga Kumanova, 3 nga Struga, 3 nga Koçani dhe 1 nga Prilepi. Me këto,  numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut për momentin është 599 persona.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:

Shkup – 254
Kumanovë – 128
Dibër – 49
Shtip – 20
Prilep – 34
Tetovë – 29
Strugë – 28
Veles – 10
Manastir – 6
Ohër – 3
Kavadar – 2
Gostivar – 4
Gjevgjeli – 4
Strumicë – 2
Kriva Pallankë – 3
Radovish – 4
Krushevë – 2
Koçan – 17

Në 24 orët e kaluara janë kryer 386 teste. Prej tyre 229 nga Instituti për Shëndet Publik, 8 përmes Fakultetit të Veterinarisë, 22 nga “Avicenna”, 22 nga “Biotech” dhe 105 nga “Filipi i Dytë”. Deri më tani në vend gjithsej janë kryer 5,879 teste për COVID-19. /TV21