Viktimat
Pesë pacientë të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jenë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, informon Ministria e Shëndetësisë. Një nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 1 nga Struga dhe 1 nga Gostivari.
Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente nga Shkupi e moshës 77-vjeçare e pranuar në spital më 2 qershor dhe një pacient 45-vjeçar nga Gostivari i hospitalizuar më 14 qershor. Në Spitalin e Strugës ka ndërruar jetë një pacient 80-vjeçar i shtruar më 15 qershor. Në Spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një 51-vjeçar i hospitalizuar më 14 qershor. Më datë 19 qershor ka ndërruar jetë një paciente 40-vjeçare nga Kumanova, e që më 20 qershor ka rezultuar pozitive.
Rastet e reja
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit nga gjithsej 776 teste të bërë, 101 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, transmeton TV21. 57 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 19 në Tetovë, 13 në Kumanovë, 3 në Shtip, 2 në Resnjë, 2 në Manastir dhe nga një rast i ri është regjistruar në Dibër, Strugë, Veles, Ohër dhe Gostivar.
Të shëruar
Instituti për shëndet Publik ka regjistruar 22 pacientë të shëruar. 11 nga Shkupi, 10 nga Tetova dhe 1 nga Velesi.
Numri total i rasteve aktive me COVID-19 për momentin në Maqedoni është 2942 të infektuar. Që nga fillimi i epidemisë 5106 persona janë prekur nga virusi, prej të cilëve 1926 janë shëruar ndërsa 238 kanë vdekur./TV21
