Tifozeria e Holandës dhe Romës ka mësyrë në Tiranë. Të maskuar dhe me shkopinj në dorë qindra persona janë përplasur me policinë, duke lënduar 5 efektivë.
Policia ka përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë tifozë. Në komisariatin 2 ka mbi 50 të shoqëruar.
Tifozeria e Romës krijoi incidente te Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërsa tifozeria e Holandës te rruga “Mustafa Matohiti”.
Nga këto ngjarje, policia bëri thirrje për lokalet që të mbyllen në orën 23:00.
