5 herë e kanë sulmuar qentë endacakë/ Qytetari: Kurrë nuk jam përballur më një agresivitet të tillë

TË FUNDIT

Ky është Agroni Arifi nga Tetova i cili ditë më parë u sulmua nga qentë endacakë deri sa kishte dalë në shëtitje me qenin e tij në lagje. Por kjo nuk është hera e parë. Ai thotë se tashmë 5 herë është sulmuar nga qentë.

“Është çënjtje që ndodhë muaj me  radhë. Sulmet kanë filluar nga muaj korrik. Në Tetovë ka një numër të madh të qenve, por me një agresivitet të tillë nuk jam përballur asnjëherë. Qe nga muaji korrik, në telefon kam telefonuar inspektoratin e komunës. Më pas me 1 gushtë kam kontaktuar shoqatën Amos, si kontraktor por nuk kam pas asnjë përgjigje. Në shtator gjithashtu kam qenë i sulmuar  në rrugën Gjorçe Petrov këtu. Në tetor, me 3 tetor jam sulmuar serish.  Rastin çdo herë e kam paraqitur në polici.“-tregon Agroni Arifi.

Agroni ka qenë në komunën e Tetovës dhe siç thotë, inspektorët komunal i kanë thënë se janë të pa aftë për ta ndihmuar.

“Jam takuar me inspektorët komunal, por është trishtuese ajo pjesë se ata më thanë  se janë të pa aftë për të më ndihmuar  dhe për ta zgjidhur çështjen e këtij problemi. Ma kanë marr numrin e telefonit dhe jam ofruar vetë për ndihmë që t’i eliminojmë nga terreni, por e shihni se qentë janë në lagje edhe çdo kalimtar është i rrezikuar nga ata.”– thotë Agroni Arifi.

Kërkuam përgjigje edhe nga komuna e Tetovës, se çfarë masa kanë ndërmarr pas ankesës së qytetarit Agron Arifi, por deri tani nuk kemi marr asnjë përgjigje.

Qentë që zihen në Tetovë jozyrtarisht thuhet se dërgohen në Angli, por si nxirren pasaportat për ta. Pyetëm në Odën e veterinerëve. Nga atje na thanë se shoqata Amos Pet nuk mund të nxjerr pasaporta për shkak se nuk është e regjistruar.

 “Nuk kemi asnjë informacion se shoqata për mbrojtjen e kafshëve Amos Pet ka të nënshkruar ndonjë marrëveshje me ndonjë stacion të veterinarisë. Amos Pet nuk mund të marr pasaporta për  qentë nga shoqata e veterinerëve, për shkak se këtë të drejtë e kanë kompanitë që janë të regjistruara”- deklaroi – Zharko Mihajlo – kryetar I dhomës së veterinerve.

Se ku dërgohen qentë që zihen në Tetovë ende nuk dihet. Ndryshe shoqata Amos Pet merr 300 euro për një qen të trajtuar.