467 shkelje për mosmbajtje të maskës

TË FUNDIT

Edhe pse po bëhet një periudhë e gjatë kohore që masat antoi-Covid janë në fuqi, sërish po regjistrohen numrat të lartë të shkeljeve për mosrespektim të tyre.

Kësisoj, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës paraprake, ka sanksionuar 467 qytetarë për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Mbajtja e maskës është obligim ligjor, dhe qytetarët pavarësisht se a janë vetë apo në grupe, duhet të mbajnë atë si në vende të hapura dhe në të mbyllura./TV21