Më në fund u rinovuan hapësirat e Shërbimit për Anesteziologji, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv në Spitalin Klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir. Mjetet financiare janë siguruar nga “Lozha e Madhe” e Maqedonisë. Zëvendësministri i Shëndetësisë nuk është i kënaqur nga ajo se si duken institucionet e tjera shëndetësore dhe pranoi se duhet bërë edhe shumë në drejtim të përmirësimit të kushteve në spitalet e vendit.
“Pajtohem me konstatimin tuaj se duhet edhe shumë të punohet në shëndetësi, shumë objekteve u duhet rinovim dhe më shumë pajisje, më shumë kuadër shëndetësor dhe blerje të pajisjeve moderne. Viteve të fundit një pjesë e madhe e aparaturave janë blerë nëpër shtëpitë e shëndetit, megjithatë sigurisht që duhet vazhduar me punë edhe më tej dhe të ndiqet mjekësia moderne dhe nga ana e shteteve konkurruese që pacientët tanë të kenë mbrojtje të mirë shëndetësore”- deklaroi Vlladimir Rendevski Zëvendësministër I Shëndetësisë.
“Puna bamirëse është një nga gjërat më të rëndësishme në masoneri, në organizatat e tjera të shërbimit. Kemi edhe aktivitete të tjera, por kjo është një pjesë shumë e rëndësishme me të cilën po mundohemi t’i ndihmojmë shoqërisë. Kur filloi Covidi, kriza më e madhe shëndetësore kohëve të fundit, së pari i ndihmuam Qendrës Klinike në Shkup me materiale konsumimi në vitin 2020 Pastaj në bisedime me Ministrinë, me ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të punësuarit e tjerë në shëndetësi, erdhëm në përfundim se ky vend ka më së shumti nevojë. Më vjen mirë që pas një viti e gjysmë rinovuam Repartin e Anesteziologjisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv”- pohoi prof.Marjan Bojaxhiev“Lozha E Madhe”.
