40 mijë euro për “recetë inovative picash”!

TË FUNDIT

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik me 40 mijë euro ka mbështetur një projekt për recetë pice. Drejtori i Fondit, Kosta Petrov, i pyetur për këtë, e mbrojti projektin duke thënë se ka proces inovativ.

“-Ka dallim mes risisë dhe shpikjes. Ky është mendimi im, megjithatë më lejoni që këtu të kyçet edhe komiteti…
-Fond për inovacion, jo për shpikje…
-…jo fond për shpikje. Shpikje është kur do të krijoni…
-…kthehuni pak mbrapa…
-…inovacione! Inovation. Z.Mirçevski përsëri do të them, jemi fond për inovacion dhe jo për shpikje. Ekzistojmë që të mbështesim mikro…

Petrov tha se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje për këtë. Shpjegoi se Komiteti, që përbëhet nga të huaj, i sjell vendimet finale se cili projekt do të financohet. Kjo bëhet që të ketë proces të pavarur tha ai, duke ua kaluar fjalën anëtarëve të Komitetit, të cilët nuk thanë ndonjë gjë konkrete.

“Nuk do të komentoja specifikisht për këtë projekt, por do të flas për vetë procesin, në të cilin ndihem komod, jemi të gjithë të pavarur në vlerësim, unë e kuptoj termin risi dhe shpikje, dhe mund të them se nuk mund të flas specifikisht për këtë rast sepse ne kemi votuar për këto dhe nuk do të diskutoj për atë që e kemi votuar”, tha Marvin Liao.

Njëri nga komisioni tha se përveç projektit është shumë e rëndësishme edhe zhvillimi ekonomik që jep projekti për vendi.

“Është shumë e rëndësishme, fillimisht koncepti i zhvillimit ekonomik gjithashtu krijimi i vendeve të punës dhe promovimi i eksportit. Është shumë e rëndësishme fokusimi në aspektin e ndikimit ekonomik që mund të ketë në një sektor specifik”, tha Gurther Fehlinger.

Gjatë kësaj konference për media nuk munguan problemet teknike me lidhjen.

Për punën dhe projektet e ndara nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dje reagoi edhe opozitarja VMRO-DPMNE-së e cila propozoi që Fondi të riemërohet “Fondi Inovativ i Krimit”, i cili mbledh para publike për të mbështetur receta gatimesh.