Sot u bënë 4 vjet nga aksidenti tragjik i autobusit “Besa Trans” në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të tjerë u plagosën. Autoritetet bullgare theksuan se shkaku kryesor ishte shoferi që voziti me shpejtësi të madhe. Në korrik 2025 rifilloi gjykimi pasi Gjykata e Apelit anuloi vendimin e shkallës së parë që kishte dënuar pronarin Bekim Haxhiu me 20 muaj burg. Lënda ka filluar nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve është ulur sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”. Aktakuza tregon se Haxhiu përdori një certifikatë licence të falsifikuar për qarkullim ndërkombëtar, duke larguar autobusin nga vendi 20 herë në vitin 2021 para aksidentit fatal.
