4-vjeçari xhirohet duke mbajtur armë në dorë

TË FUNDIT

Një burrë është arrestuar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt televiziv në shtetin amerikan të Indianës, pasi djali i tij katërvjeçar, i cili dukej se mbanë pelenë, u pa duke tundur një armë në ajër.

Shane Osborne, 45 vjeç, u akuzua për neglizhencë pasi fqinjët raportuan se një fëmijë në një korridor mbante atë që ata besonin se ishte një pistoletë, bëri të ditur policia.

Arrestimi është filmuar në emisionin televiziv On Patrol: Live.

Emisioni transmetoi video ku shihej djali 4-vjeçar duke luajtur me një armë dhe madje duke tërhequr këmbëzën.

Osborne fillimisht i tha policisë se nuk kishte armë në shtëpi, mirëpo Policia më pas e gjeti armën në banesën e tij. Menjëherë u bë arrestimi i tij.

E gjithë kjo u transmetua drejtpërdrejt në emisionin televiziv, i cili transmetohet në kanalin Reelz.
Osborne do të paraqitet në gjykatë të martën.