4 vdekje të reja, 29 raste me Covid-19, 599 numri përgithshëm, Kumanova me numër rekord të personelit mjekësor të infektuar

TË FUNDIT

Gjithsej janë evidentuar 29 raste të reja me Covid-19, numri më i madh i të cilëve janë nga Shkupi – 15, Kumanova – 7, Prilep – 1, Strugë – 3 dhe Koçan – 3.

Në klinikën për sëmundje infektive në Shkup, kanë ndërruar jetë 4 persona – pacient nga Kumanova 52 vjeçar, pacient nga Struga, Lebunishta – 65 vjeçar, pacient nga Tetova, Çellopek – 62 vjeçar dhe një pacient nga Shtipi – 81 vjeçar. Në Kumanovë në shtëpi ka ndërruar jetë edhe një pacient te i cili është konfirmuar virusi, në moshë 53 vjeçe.

Me këtë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend ka arritur 599 persona. Doktor specialist nga Reparti për urologji në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë, është pozitiv me Kovid-19, konfirmuan nga Qendra për shëndet publik në Kumanovë. Me këtë, në spitalin e Kumanovës deri më tani janë infektuar 19 punëtorë shëndetësorë, prej të cilëve 4 mjek ndërsa të tjerët janë motra medicinale dhe teknikë, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit ka 7 persona pozitiv me koronavirus në Kumanovë. Mes tyre është edhe një mjek nga reparti për urologji. Janë testuar 75 punëtorë shëndetësorë nga qyteti dhe kur do të arrijnë rezultatet do të tregojnë se cila është gjendja, tha Alif Latifi, Drejtor.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kumanovë është 128 persona dhe 7 viktima nga koronavirusi. Gjatë ditës janë bërë 25 teste përmes mjekëve amë në Termini im dhe me indikacion 18 teste. Në spitalin e Kumanovës ka gjithsej 700 të punësuar, dhe përveç 19 të punësuarve të infektuar me koronavirus, nuk ka personel tjetër në vetë-izolim.