Transportuesit privat qëndruan 4 orë në takim me Kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për zgjidhjen e problemit me autobusët në Shkup, por dolën pa një përgjigje konkrete, duke thënë se do përfshihen në projektin për modernizimin e transportit publik.
“Na mbetet që ne transportuesit të gjejmë zgjidhje të reformohemi në një mënyrë të caktuar, t’i dëgjojmë këshillat që na janë dhënë që të kthehemi në rrugët e Shkupit. Të gjitha rekomandimet ishin në drejtimin që do modernizohet transporti publik në Qytetin e Shkupit. Ne do të jemi të përfshirë në atë pjesë, por varet edhe nga ne”, tha Jovica Zafirovski, përfaqësues i Transportuesve privat.
E sa i përket borxhit, përfaqësuesi i transportuesve privat tha se është borxh për të cilin duhet të përgjigjet NQP.
“Borxhi është nga NQP ne duhet ta përcaktojmë ndonjë dinamikë, për çdo gjë kemi rënë dakord ashtu siç duhet, nuk nxjerrim shumë detaje”, deklaroi Jovica Zafirovski, përfaqësues i Transportuesve privat.
Përveç kësaj transportuesit privat njoftojnë se nuk do ketë bllokime të rrugëve në Shkup si dhe presin që gjatë javës të zhvillojnë një takim tjetër për zgjidhjen e problemit. Pyetëm Qytetin i Shkupit në lidhje me takimi e sotëm, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje.
