Zona përreth syve është e ndryshme nga pjesa tjetër e fytyrës dhe për pasojë ka nevoja të ndryshme. Në veçanti, lëkura është më e hollë, ka më pak gjëndra dhjamore dhe lëvizshmëri të shtuar të muskujve, gjë që rezulton në krijimin e rrudhave. Nuk është rastësi që sytë janë ata që “tradhtojnë” moshën e një personi.
Kremi për sytë mund të përmirësojë rrathët e zinj dhe fryrjen, si dhe të eliminojë rrudhat e parakohshme për shkak të hidratimit të pamjaftueshëm. Prandaj, është e nevojshme të përdorni një krem për të parandaluar këto problematika. Ndiqni këto hapa për ta aplikuar kremin siç duhet.
1 – Nuk keni nevojë të përdorni një sasi të madhe, pasi që më shumë produkt nuk do të thotë një rezultat më i mirë. Sasia e një bizele për secilin sy është e mjaftueshme.
2 – Aplikojeni kremin me gishtin e mesëm, pasi ka më pak fuqi se gishtat e tjerë dhe kështu nuk do të ushtroni presion mbi lëkurë.
3 – Aplikojeni kremin kudo përreth zonës rreth syve, jo shumë afër syrit, dhe mos harroni zonën nën vetulla.
4 – Lëreni kremin të thithet plotësisht për gjysmë ore ose më shumë.
