Janë regjistruar 39 raste të reja me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 3.839 teste të realizuara. Më shumë raste janë regjistruar në Tetovë 14 të infektuar, më pas vijon Shkupi me 12 raste, Gostivari 5, Kumanova 4, Kërçova 2, ndërsa Manastiri dhe Vallandova nga 1 rast, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 12 pacientë, ndërsa nuk janë është regjistruar asnjë viktimë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.124 raste, prej të cilëve 150.307 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 326 raste aktive me virusin korona
