39 persona u arrestuan se e shkelën orën policore, 33 të tjerë u gjobitën për mosmbajtje të maskës

TË FUNDIT

Në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut 52 persona nuk e kanë respektuar orën policore, prej tyre 39 janë arrestuar, ndërkaq ndaj të tjerëve do të fillojë procedurë adekuate, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu, 33 personave janë regjistruar se nuk kanë respektuar masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse të detyrueshme, ndërkaq 34 të tjerë kanë shkuar në izolim. Në vetëizolim kanë hyrë 16 persona, kurse në karantinë shtetërore janë dërguar 84 persona.