Në Mal të Zi nga infeksionet e zottëve të shkaktuara nga rotavirusi janë sëmurë 38 persona, të cilët 36 janë fëmijë të moshës deri në katër vjeçe. Nga ky virus numri më i madh i të infektuarëve janë nga Podgorica, Cetinje dhe Budva, kumtoi Instituti për shëndet publik. Sëmundjet infektuese të zorrëve më së shumti paraqiten gjatë periudhës së verës për shkak të temperaturave të larta.
Qytetarët kanë deklaruar se fëmijet të cilët qëndrojnë në lagjen Beçiqi të Budvës janë infektuar me rotavirus sepse ka ardhur deri në derdhje të fekaleve në plazh dhe shëtitore, qytetarët pohojnë se janë infektuar duke u larë në det. Nga Instituti për shëndet publik thonë se mund të pohohet se janë infektuar për shkak të larjes në det, sepse në Budva janë sëmurë pesë persona si dhe në Cetinje.
