350 mijë euro të dyshuara për gjykatësin Gjoko Ristov, Sulejmani: Ky sistem ka mbrojtur të fortët, ka shtypur qytetarët

TË FUNDIT

Lajmi për gjykatësin Gjoko Ristov se janë gjetur 350 mijë euro të dyshuara, si para korrupsioni, Driton Sulejmani nga Vlen thotë se nuk është vetëm skandal individual, pasi që sipas tij kjo rrënuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Ai deklaron se për vite me rradhë ky sistem ka mbrojtur të fortët ndërsa ka shtypur qytetarët e zakonshëm.
Driton Sulejmani, vlen
01:25-02:00/0998
Në sa lëndë të tjera kanë qenë të përfshirë Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti?! Në sa raste ka qenë pjesë e vendimeve për paraburgim, garanci financiare apo zvarritje procedurash?! Cilat vendime konkrete kanë prodhuar lirime dhe shmangje nga përgjegjësia për njerëz të fuqishëm? Dhe pyetja kryesore që mbetet është kush i ka mbajtur këta njerëz në këto pozita për kaq vite dhe pse. Vlen është e vetëdijshme se puna që na pret është e madhe, por një gjë është e panegociueshme, hetime të plota dhe të pavarura.