34 vite riparon këpucë, usta Tefiku nga Çairi i palodhshëm në zanatin e tij

TË FUNDIT

Përshëndetje baca Tefik a je lodhur?

-Qe valla pak

-A je mirë

-Mirë

Desha të pyes a ma ke rregulluar këpucën?

Shumë faleminderit.

-Kjo është identik me këtë. Nuk dyshoj, nuk dyshoj në ty, e di që je një “zanatli” i vjetër.

“Pra siç po e shihni ka një interesim të madh të qytetarëve të cilët presin tek dera dhe pyesin se a u janë rregulluar këpucët”, raporton Fazile Halili, gazetare e TV21.

Ky është usta Tefiku i cili në një dyqan të vogël në Çair 34 vite të plota e ushtron këtë punë. Ai me shumë kujdes i riparon këpucët në mënyrë që myshteritë të jenë të kënaqur.

Përveç këpuca ai riparon edhe çanta, rripa, patenta e tjerë. Thotë se brenda 10 ose 15 minutave, rregullohen gjërat të cilat kanë intervenim të vogël, ndërsa ato të cilat kanë më shumë punë mund të presin 2-3 ditë.

Sa duhet për atë?

-100 denarë.

Usta Tefiku tregon procesin e punës se si bëhet qepja e këpucëve, teksa shton se nuk vërehen nëse janë të riparuara apo të reja.

A ke pasur ndonjë rast ku ke harruar se cili klient e ka sjellë ndonjë këpucë dhe mund ta ngatërrosh?

-Zakonisht i mbajë mend mirë ato, ai klienti që vjen ta merr këpucën nuk e harroj, por kur e dërgon dikë tjetër mund të ndodhë problem se cilën e ka sjellë, si e ka ngjyrën, por rrallë ndodh që unë ta harroj, thotë usta Tefiku.

Usta Tefiku thotë se tani ka më shumë punë se në vitet e para të zanatit të tij.

Atmosferë

Kur ka pasur më shumë punë tani apo në vitet e 90ta?

-Tani ka më shumë punë se vitet e 90ta, tani ndoshta standardi e bën të vetën, por kohën e fundit e shoh që kam më  tepër punë, pohon usta Tefiku.

Ai u shpreh se dy fëmijët e tij me këtë punë i ka shkolluar, mirëpo thotë se nga të rinjtë nuk ka ndonjë interesim për këtë profesion edhe pse është profitabil.