Megjithëse numri i rasteve pozitive ka shënuar rënie, sërish ai i viktimave mbetet i lartë.
Në raportin ditor që u dërgua nga Ministria e Shëndetësisë, njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 viktima.
Viktima më e re është e moshës 42-vjeçare nga Ohri, kurse më i moshuari është i moshës 87-vjeçare.
Më së shumti viktima janë regjistruar në Shkup, gjithsej 15.
Në Prilep janë regjistruar 5 viktima, ndërkaq nga dy viktima janë në Kumanovë, Manastir, Shtip, Koçan dhe Kërçovë, ndërkaq nga një viktimë janë regjistruar në Veles, Ohër, Negotinë dhe Sveti Nikollë.
Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë realizuar 670.333 testime. Prej tyre, 142.034 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë janë shëruar 117.794 pacientë. Jetën e kanë humbur 4.262, ndërkaq raste aktive janë 19.978./TV21
