Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet USAID-it kanë ndarë 330 mijë dollarë amerikanë për Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut për luftimin e virusit korona.
Këto mjete janë mjete shtesë nga 1.1 milionë dollarët amerikanë që USAID-i iandau për Qeverinë, njoftuan nga USAID-i.
Nga atje shtojnë se mjetet e ndara për Kryqin e Kuq janë në drejtim të ndihmesës për familjet sociale, për personat e moshuar, me nevoja të veçanta dhe prindërit vetushqyes.
Ndërkaq, Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut gjatë tre muajve të ardhshme do të shpërndajë 4.200 pako me mjete higjienike, 3.000 pako me mjete për dezinfektim dhe 1.000 pako për foshnje.
USAID gjithashtu do t’i ndihmojë Kryqit të Kuq që ta rrisë përfshirjen e shërbimeve të tij për shëndet social dhe mental, të cilët janë të qasshëm për tërë publikun. Kryqi i Kuq do të trajnojë vullnetarë në 33 qendra, që t’u ndihmojë nevojtarëve në aspekt të shëndetit mental.
