Sot në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 33 raste të reja me COVID-19, me çka numri total i të infektuarve arrin në 1572 persona. Janë shëruar 22, ndërsa 1 pacient ka vdekur në këto 24 orët e fundit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë bërë 332 teste ndërsa 33 rastet e reja të të infektuarve janë nga: Shkupi 11, Velesi 9, Prilepi 5, Kumanova 2, Tetova 2, Manastiri 2, Shtipi 1 dhe Kriva Pallanka 1.
Restet e të shëruarve që i ka regjistruar Instituti për Shëndet Publik, 6 janë nga Kumanova, 7 nga Prilepi, 3 nga Shtipi, 2 nga Shkupi, 2 nga Koçani, 1 nga Tetova dhe 1 nga Struga. Në total numri i të shëruarve arrin në 1079, ndërsa i të vdekurve 89. Për momentin 404 reste aktive janë në vend me COVID-19.
Rrugës për në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një pacient 70 vjeçar nga Velesi, i cili që nga 4 maji ishte i shtruar në spitalin e qytetit të tij, ndërsa drejt Shkupit u nis për shkak të përkeqësimit të gjendjes./TV21
