Në territorin e Maqedonisë së Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 321 shkelje për mosmbajtjen e maskës.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim për të luftuar virusin korona.
