31 persona nuk kanë respektuar orën policore, 25 prej tyre janë arrestuar

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, 31 persona nuk kanë respektuar orën policore, 25 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër do të ngritën procedura adekuate.

Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 23 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.

Gjitashtu gjatë 24 orëve të kaluara, 81 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 113 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase./TV21